E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction (ish Mane TCI) bën pjesë në Grupin BALFIN dhe mban një pozicion udhëheqës në ndërtimin dhe investimin në projekte zhvillimi në Shqipëri dhe rajon. Veprimtaria e saj përqendrohet në ndërtime civile dhe industriale, përfshirë qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, objekte industriale dhe infrastrukturë.
I krijuar në vitin 1993, Grupi BALFIN renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Aktualisht, aktiviteti i tij shtrihet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Investimet e grupit mbulojnë një portofol të larmishëm sektorësh: banka, zhvillim të pasurive të paluajtshme, tregti me shumicë dhe pakicë, menaxhim asetesh, turizëm, logjistikë, arsim dhe argëtim.
BALFIN Group punëson rreth 5,500 profesionistë dhe vijon zgjerimin e qëndrueshëm, duke u mbështetur te etika e fortë në biznes, qëndrueshmëria financiare dhe inovacioni. Përmes Mane Foundation, grupi ruan angazhimin afatgjatë për të ndikuar pozitivisht në komunitet.
Roli i ofruar: Drejtues Kantieri
Departamenti përkatës: Teknik
Vendi i punës: Tale, Lezhë
Përmbledhje e rolit: Drejtuesi i Kantierit mban përgjegjësinë për ecurinë dhe përfundimin e projektit. Për arritjen e këtij qëllimi, ai ushtron funksione menaxhimi, organizimi, mbikëqyrjeje, koordinimi dhe vendimmarrjeje.
Arsimimi i kërkuar: Diplomë universitare e nivelit Master në Inxhinieri Ndërtimi.
Kriteret për pozicionin:
Përvojë në ndërtim prej jo më pak se 10 vjet dhe përvojë në drejtimin e projekteve të ndërtimit prej jo më pak se 5 vite.
Zotësi shumë të mira në menaxhim, organizim, planifikim, projektim dhe komunikim.
Aftësi për leximin, analizimin dhe shpjegimin e projekteve, korrespondencës së biznesit, kontratave, procedurave dhe manualeve teknike.
Zotësi për administrimin e projekteve dhe të kontratave të ndryshme specifike që lidhen me projektet e ndërtimit.
Aftësi për paraqitjen efikase të problematikave, komunikim të shkëlqyer me shkrim e me gojë dhe përgatitje raportesh.
Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze; njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian përbën përparësi.
Iniciativë në punë dhe gatishmëri për fleksibilitet në orarin e punës.
Njohje e parimeve dhe praktikave të përdorimit të programeve kompjuterike, si CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA), etj.
Përfitimet që ofrohen: