Përshkrimi
AZA Electronics po kërkon një Shitës për pikën në Elbasan.
Detyrat
- Të komunikojë me klientët dhe t’u ofrojë shërbim në përputhje me standardet e kompanisë.
- Të arrijë objektivat mujore të shitjeve, si në nivel individual ashtu edhe në grup.
- Të kujdeset për mirëmbajtjen, sistemimin dhe vendosjen e produkteve në sektorin përkatës.
- Të ketë njohuri mbi gjendjen e produkteve dhe të ndjekë stokun në sektorin e tij.
- Të trajtojë ankesat dhe komentet e klientëve sipas standardeve të kompanisë.
- T’i sqarojë klientit çmimet e produkteve dhe format e mundshme të pagesës.
- T’u shpjegojë klientëve mënyrën e përdorimit dhe funksionet e produkteve.
- Të mbajë komunikim profesional si me klientët, ashtu edhe me kolegët.
- Të garantojë që klientët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor.
Orari i punës është 6 orë në ditë.