Përshkrimi
AZA Electronics po kërkon të zgjerojë ekipin me një Shitës në Berat.
Detyrat
- Të ofrojë komunikim dhe shërbim për klientët në përputhje me standardet e kompanisë.
- Të arrijë objektivat mujore të shitjeve, si në nivel individual ashtu edhe në grup.
- Të kujdeset për mirëmbajtjen, sistemimin dhe vendosjen e produkteve në sektorin që mbulon.
- Të njohë dhe të ndjekë gjendjen e stokut të produkteve në sektorin përkatës.
- Të trajtojë ankesat dhe vërejtjet e klientëve sipas rregullave të kompanisë.
- T’u japë klientëve informacion për çmimet e produkteve dhe format e mundshme të pagesës.
- Të sqarojë për klientët mënyrën e përdorimit dhe funksionimin e produkteve.
- Të mbajë komunikim profesional si me klientët, ashtu edhe me kolegët.
- Të garantojë që klientët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor.
Orari i punës është 6 orë në ditë.