Përshkrimi
ARMAAR GROUP është një grup kompanish që vepron kryesisht në ndërtimtari, por edhe në energji të rinovueshme, menaxhim, investime, real estate etj. I themeluar në vitin 2008, grupi përfshin kompani të njohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., dhe ka realizuar projekte ambicioze, përfshirë “Eyes of Tirana” dhe “Square 21”. Armaar Group vijon të zgjerohet dhe synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik e social të komunitetit. Si pjesë e rritjes së projekteve dhe ekipit profesional, kompania kërkon Menaxhere Marketingu.
Pozicioni: Menaxhere Marketingu
Departamenti: Marketing/PR
Përmbledhja e rolit:
Menaxheri i marketingut promovon në treg objektet dhe ambientet e ndërtuara ose të menaxhuara nga shoqëria. Roli ndërton dhe ruan komunikim të saktë me publikun, duke ofruar informacion për pyetje, detyrime dhe çështje të tjera. Përgatit plan-media për rrjetet sociale, televizionin, radion dhe kanalet e tjera të komunikimit, administron website-et e shoqërisë, si edhe krijon e menaxhon marrëdhënie PR me palë të treta. Gjithashtu planifikon e udhëheq fushata, harton raporte mbi ecurinë e marketingut dhe kryen detyra të tjera të kërkuara.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Harton dhe zbaton risi në strategjinë e përgjithshme të shitjeve dhe marketingut, në përputhje me objektivat dhe strategjinë e shoqërisë.
- Përgatit, vë në zbatim dhe ndjek planin mujor të marketingut.
- Ofron informacion të plotë për klientët dhe bashkëpunon me departamentin e shitjeve për realizimin e suksesshëm të shitjeve.
- Kryen analiza të tregut, konkurrencës, çmimeve, kënaqësisë së klientëve dhe elementeve publicitare, duke i përgatitur për publikim.
- Zhvillon plan-media në të gjitha kanalet e komunikimit për të rritur promovimin, zhvillimin dhe përmirësimin e kompanisë në treg.
- Rishikon përmbajtjen e website-it të kompanisë dhe garanton që informacionet e publikuara të jenë të azhurnuara.
- Koordinon me nën-kontraktorët e firmës likujdimin me klering, në bashkërendim me departamentet përgjegjëse për shpenzimet që burojnë nga departamenti përkatës.
- Shpjegon dhe ndjek të gjithë procesin e nënshkrimit të kontratës nga bashkëpunëtori.
- Ruajnë vlerat e kompanisë përmes mbajtjes konfidenciale të informacionit.
Kualifikimet
Arsimi dhe kualifikimet
- Ka përfunduar arsimin e lartë në Marketing, Administrim biznesi, etj.
- Ka më shumë se 5 vite përvojë pune në sektorin e marketingut.
- Përvoja si menaxher i përgjithshëm i ekipit të marketingut në kompani ndërtimi konsiderohet avantazh.
- Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
- Përdor në nivel shumë të mirë Paketën “Mc Office”.
- Ka komunikim të shkëlqyer verbal dhe të shkruar, aftësi të mira prezantuese dhe bashkëpunon me të gjitha palët e interesuara.
- Ka aftësi shumë të mira për punë në ekip.
- Demonstron aftësi të forta menaxheriale në trajtimin e situatave dhe marrjen e vendimeve.
- Ka aftësi shumë të mira negociuese.
- Tregon integritet dhe besueshmëri.
- Ka kulturë dhe etikë të lartë pune.
- Sjell ide inovatore.
Armaar Group siguron kushte shumë të mira pune, një ambient motivues dhe mundësi për zhvillim profesional e personal.