Ne jemi ARLIS CONSTRUCTION, pjesë e ARMAAR GROUP, një grup kompanish që vepron kryesisht në fushën e ndërtimit, si edhe në energjinë e rinovueshme, menaxhim, investime dhe real estate. I themeluar në vitin 2008, grupi përfshin kompani të njohura si “Arlis Ndërtim” dhe “Ideal Construction”, me projekte të rëndësishme si “Eyes of Tirana” dhe “Square 21”. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të projekteve dhe stafit profesional, është hapur një vend vakant për rolin e Inxhinierit Elektrik.
Pozicioni: Inxhinier Elektrik
Departamenti: Teknik në zbatim
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e pozicionit:
Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për organizimin, projektimin dhe realizimin e të gjitha punimeve elektrike, si në fazën para ndërtimit ashtu edhe gjatë zbatimit në kantier. Ky rol mbikëqyr vendosjen e të gjitha sistemeve elektrike të përfshira në projekt dhe planifikon punën në mënyrë që projekti të mbahet brenda buxhetit dhe të përfundojë me standard të lartë cilësie.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit dhe verifikon situacionet mujore.
- Ndjek zhvillimin e punimeve elektrike në çdo fazë, duke filluar nga projekt-ideja e deri te implementimi dhe kolaudimi i objekteve.
- Organizon dhe mbikëqyr aktivitetin e nënkontraktorëve elektrikë për të garantuar që punimet realizohen sipas parametrave të përcaktuar në projekt.
- Rishikon dhe/ose përllogarit koston e instalimeve elektrike përmes përgatitjes së preventivave mujore ose totale.
- Analizon tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrikë, vendas ose të huaj, dhe bashkëpunon me departamentin e prokurimeve për përzgjedhjen e zgjidhjes dhe kontraktorit më të përshtatshëm.
- Bashkërendon punën ndërmjet grupeve të ndryshme të instalatorëve dhe miraton materialet që do të përdoren në objekt.
- Harton dhe ndjek grafikun e realizimit të punimeve elektrike në përputhje me planin e përgjithshëm të objektit.
- Mbikëqyr dhe mirëmban në mënyrë periodike sistemin e instalimeve elektrike gjatë fazës së shfrytëzimit të objektit nga shoqëria.
- Kontribuon në përgatitjen dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik që lidhet me instalimet elektrike.
- Përgatit dokumentacionin për leje pranë institucioneve përkatëse në kohën e duhur, në bashkëpunim me departamentin teknik.
- Kryen edhe detyra të tjera sipas udhëzimeve të supervizorëve përkatës.
Kualifikimet
Edukumi dhe Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Inxhinieri Elektirike, Universiteti i Tiranës.
- Të ketë jo më pak se 7 (shtatë) vite eksperiencë pune.
- Përbën avantazh përvoja në sistemet Data dhe IT, sistemet e monitorimit CCTV, sistemet e zjarrit, kundra vjedhjes, HSSE dhe HVAC.
- Të zotërojë liçense projektimi.
- Të ketë aftësi të mira në skicim, programim të saktë, instalim dhe testim të sistemeve elektrike.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale.
- Të jetë shumë i aftë për punë në grup dhe për respektimin e afateve.
- Të ketë njohuri për proceset dhe materialet e ndërtimit, si edhe për menaxhimin e përgjithshëm të projekteve.
- Të ketë përvojë në CAD dhe MS, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet teknike.
Armaar Group ofron kushte shumë të mira pune, një ambient motivues dhe mundësi për zhvillim profesional e personal.