Përshkrimi
Kompania AMEC Shpk vepron si pjesë e grupit gjerman ZOELLER KIPPER dhe ushtron aktivitetin e saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të Bashkimit Evropian. Fusha kryesore e saj përfshin importin dhe eksportin, si edhe prodhimin dhe përpunimin e pjesëve metalike për industrinë automotive.
AMEC sh.p.k. po kërkon një Inxhinieri/e Prodhimi me përvojë për t’iu bashkuar ekipit teknik. Kjo pozitë ka për qëllim bashkërendimin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit, duke siguruar cilësi, efikasitet dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Detyrat
- Menaxhon, bashkërendon dhe ndjek nga afër aktivitetet e prodhimit në repart.
- Shqyrton dhe interpreton vizatimet teknike për realizimin e produkteve.
- Jep mbështetje teknike për ekipin e prodhimit dhe adreson çështjet teknike që paraqiten gjatë procesit të punës.
- Kujdeset që të respektohen vizatimet teknike, standardet e cilësisë dhe afatet e dorëzimit.
- Punon ngushtë me sektorët e Planifikimit, Cilësisë, Magazinës dhe Inxhinierisë.
- Evidenton mundësi për përmirësim dhe zbaton ndryshime në proceset e prodhimit.
- Regjistron dhe administron të dhënat teknike dhe të prodhimit në Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC).
- GarantON që informacioni i regjistruar në sistemin ERP të jetë i saktë, i plotë dhe i përditësuar.
- Angazhohet në trajnime teknike dhe në projekte zhvillimi si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike ose në një fushë të afërt.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në prodhim industrial, me përparësi në industrinë metalike ose automotive.
- Aftësi për të përdorur AutoCAD në mënyrë të pavarur.
- Shkathtësi shumë të mira në leximin dhe kuptimin e vizatimeve teknike.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira në organizim, komunikim dhe menaxhim.
- Aftësi për të bashkërenduar dhe motivuar ekipet e punës.
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit dhe gatishmëri për të punuar me sisteme ERP.
- Përvoja me Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC) ose me sisteme të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Gatishmëri për udhëtime pune dhe pjesëmarrje në trajnime jashtë vendit.
Çfarë ofrohet
- Mjedis pune profesional, të sigurt dhe me frymë bashkëpunimi.
- Kushte të përshtatshme dhe komode për zhvillimin e punës.
- Ditët e punës janë nga Hënë deri të Premte.
- Pozita zhvillohet me orar të plotë, nga 08:00 deri në 16:30.
- Mundësi për zhvillim profesional, trajnime dhe rritje në karrierë.
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimeve.
- Pushim gjatë festave zyrtare.