Përshkrimi
AMEC Shpk vepron si pjesë e grupit gjerman ZOELLER KIPPER dhe ushtron aktivitetin e saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të Bashkimit Evropian. Fusha kryesore e kompanisë përfshin import-eksportin, si edhe prodhimin dhe përpunimin e pjesëve metalike për industrinë automotive.
Kompania AMEC sh.p.k. po kërkon një Inxhinier/e Junior me motivim të lartë për t’iu bashkuar ekipit teknik. Roli përfshin mbështetje në hartimin e dokumentacionit teknik, modelimin e vizatimeve dhe koordinimin e informacionit teknik, me qëllim mbështetjen e proceseve të prodhimit.
Detyrat
- Harton dhe përditëson dokumentacionin teknik që lidhet me prodhimin.
- Shqyrton dhe interpreton vizatimet teknike në mënyrë të detajuar.
- Përpunon procedurat dhe udhëzimet që përdoren gjatë prodhimit.
- Ndërton dhe administron katalogun teknik të kompanisë.
- Realizon modelimin dhe ndryshimet e vizatimeve teknike duke përdorur SolidWorks dhe AutoCAD.
- Hedh dhe përditëson artikujt, strukturat e produkteve (BOM), rrjedhat e prodhimit dhe dokumentacionin teknik në Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC).
- Koordinon punën me departamentet e Prodhimit, Planifikimit dhe Cilësisë për menaxhimin e saktë të të dhënave teknike.
- Përgatit raporte dhe materiale teknike përmes Microsoft Office.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë në Inxhinieri, me preferencë në Inxhinieri Mekanike, ose të jetë në përfundim të studimeve.
- Të zotërojë njohuri të mira në SolidWorks, AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Të ketë aftësi për të kuptuar dhe interpretuar vizatime teknike.
- Të njohë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë aftësi analitike dhe organizative, si edhe interes për zhvillim profesional.
- Të jetë i/e aftë të punojë me sisteme ERP.
- Përvoja në industri konsiderohet një përparësi e rëndësishme.
Çfarë ofrohet
- Mjedis pune profesional, të sigurt dhe me frymë bashkëpunimi.
- Kushte të përshtatshme dhe komode për ushtrimin e detyrës.
- Ditët e punës janë nga Hënë deri të Premte.
- Pozicioni zhvillohet me orar të plotë, 08:00 – 16:30.
- Ofron mundësi për zhvillim profesional, trajnime dhe rritje në karrierë.
- Pagesa është konkurruese dhe përcaktohet sipas përvojës dhe kualifikimeve.
- Pushim në ditët e festave zyrtare.