Përshkrimi
Aluflor sh.p.k po kërkon një praktikant/e të angazhuar për t’iu bashkuar departamenteve të Burimeve Njerëzore dhe Ligjor.
Detyrat
- Ndihmon në rekrutim dhe në administrimin e personelit.
- Asiston në hartimin dhe menaxhimin e dokumenteve ligjore dhe të HR-së.
- Sistemon dhe arkivon kontratat, dosjet e punonjësve dhe aktet e brendshme.
- Jep mbështetje për përpilimin e politikave dhe rregulloreve të brendshme.
- Ndihmon me çështjet e përditshme ligjore dhe administrative.
Kualifikimet
- Të jetë student/e ose i sapodiplomuar në Juridik, Burime Njerëzore apo në një fushë të përafërt.
- Të ketë njohuri bazike për legjislacionin e punës.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
- Të njohë paketën MS Office.
- Të tregojë diskrecion dhe korrektësi gjatë trajtimit të informacionit.
Ofrohet:
- Mundësi për përvojë praktike në një kompani dinamike.
- Hapësirë për zhvillim profesional dhe trajnim.
- Ambient profesional pune me frymë bashkëpunuese.