Përshkrimi
Po kërkoni një rast për të marrë përvojë praktike në administratë dhe biznes? Bashkohuni me ekipin për të forcuar aftësitë profesionale në një ambient dinamik e profesional.
Pozita: Intern Administrativ
Detyrat
- Ndihmë në zhvillimin e proceseve të përditshme administrative.
- Sistemim dhe ruajtje e dokumenteve fizike dhe elektronike.
- Hartim i dokumenteve, raporteve dhe regjistrave administrativë.
- Bashkërendim i komunikimit të brendshëm dhe mbështetje për organizimin e takimeve.
- Asistim për departamente të ndryshme, sipas kërkesave të kompanisë.
Kualifikimet
- Të jeni student ose i sapodiplomuar në Administrim Biznesi, Ekonomik, Juridik apo fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Aftësi të zhvilluara për organizim dhe komunikim.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vullnet për të mësuar.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrojmë:
- Trajnim praktik, si edhe mentorim nga profesionistë me përvojë.
- Mundësi për avancim profesional dhe përfitim të përvojës reale.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi punësimi pas përmbylljes së suksesshme të programit të internshipit, në varësi të performancës.