Kompania ALSTEZO sh.a ka 32 vjet përvojë në shpërndarjen e pjesëve të këmbimit dhe shërbimeve të autoservisit. Ajo operon në 3 ambiente: 2 në Tiranë dhe një në Fier, ndërsa stafi i saj përbëhet nga mbi 80 punonjës me profile të ndryshme.
Detyrat
- Shqyrton me hollësi regjistrimet në Financa5.
- Verifikon të gjithë dokumentacionin për hyrjet dhe daljet e magazinës drejt destinacioneve të tjera.
- Kontrollon dhe vërteton veprimet që lidhen me mjetet monetare.
- Bën rakordimin e klientëve, furnitorëve, kasave fiskale, POS-eve bankare etj.
- Monitoron kontratat e shërbimeve të kompanisë.
- Analizon informacionin financiar, përllogarit kostot dhe marzhet e kompanisë.
- Raporton për magazinat në pikat e shitjes, i kontrollon ato dhe evidenton diferencat kur kërkohet ose kur e vlerëson të nevojshme.
- Zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë.
- Organizon, planifikon dhe administron ngarkesën e punës.
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me realizimin e përgjegjësive të përgjegjësit të financës.
- Merr përsipër përgjegjësi.
Kualifikimet
- Kërkohet Diplomë Universitare dega Ekonomik/ Financë- Kontabilitet.
- Nevojiten njohuri shumë të mira të programit Financa 5.
- Kërkohet aftësi në përdorimin e paketës Ms Office.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Qasje pozitive në punë në çdo kohë.
- Etikë profesionale dhe aftësi për punë në grup.