Rreth kompanisë
ALSTEZO sh.a ka 32 vjet përvojë në shpërndarjen e pjesëve të këmbimit dhe në autoservis.
Kompania vepron në 3 ambiente: Tiranë (Kashar), Tiranë (Bulevardi Zogu 1) dhe Fier, ndërsa stafi i saj përfshin mbi 80 punonjës me profile të ndryshme.
Detyrat kryesore
- Pranon dhe verifikon të gjitha mallrat që dorëzohen në magazinë.
- Mbikëqyr dhe administron mallrat në magazinë, përfshirë inventarin.
- Mban përgjegjësi materiale për mallrat e ruajtura në magazinën e tij, organizon vazhdimisht sistemimin e tyre dhe ruan rendin e pastërtinë në magazinë në bashkëpunim me punonjësit e saj.
- Siguron që çdo lëvizje produktesh brenda zonës së mbulimit të përputhet me lokacionet e regjistruara në sistem.
- Është përgjegjës për gjendjen dhe qarkullimin e materialeve që ndodhen në magazinë.
- Kryen inventarin e magazinës dhe verifikon saktësinë e tij.
- Njofton rregullisht përgjegjësin e sektorit për situatën e magazinës dhe çështjet e ndryshme që shfaqen.
- Bën rakordimin mes gjendjes fizike dhe asaj kontabël.
- Kujdeset që produktet të mbrohen nga çdo dëmtim i mundshëm.
- Zbaton me përpikëri detyrat e ngarkuara nga supervizori / manaxheri.
Kualifikimet
- Përvoja e punës në Logjistikë përbën avantazh.
- Aftësi për drejtim dhe organizim.
- Aftësi të mira komunikimi.
- Aftësi për të administruar kohën dhe për të përcaktuar prioritetet.
Ofrojmë:
- Kushte shumë të favorshme pune.
- Pagesë të kënaqshme.