Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, në kuadër të zgjerimit të veprimtarisë së saj në Tiranë për rrjetin drugstore, kërkon të angazhojë Staf Shitës Full – Time, i cili do të mbulojë njëkohësisht funksionet e arkës, sistemimit të mallrave dhe shërbimit ndaj klientit.
Detyrat
- Përgjigjet për mirëmbajtjen e produkteve dhe organizimin e rregullt të tyre.
- Sistemon mallrat në rafte dhe në zonat e përcaktuara për ekspozim.
- Sigurohet që secili artikull në raft të ketë çmimin përkatës të vendosur.
- Verifikon paraqitjen e produkteve për plotësimin e stokut dhe kujdeset që ai të vendoset sipas rregullave të kërkuara.
- Kontrollon afatet e skadencës së produkteve në rafte dhe i njofton rastet përkatëse te përgjegjësi ose menaxheri.
- Evidenton dhe vendos përkthimet në shqip për produktet që nuk i kanë ato.
- Kujdeset për pastërtinë e marketit, rafteve dhe hapësirave të tjera të punës.
- Mbështet klientët gjatë procesit të blerjes sipas nevojave që ata kanë.
- Ndihmon klientët të gjejnë produktet për të cilat interesohen.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm, ndërsa arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Kërkohet të mos ketë angazhime studimore.
- Duhet të jetë i gatshëm dhe i aftë për të punuar në ekip.
- Kërkohet fleksibilitet për punë me dy turne.
Ne ofrojmë
- Pagë motivuese.
- Mjedis pune miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune me 40 orë në javë.
- Vlerësim në bazë të performancës.