SHPALLJE PUNE: TEKNIK/E I/E RADIOLOGJISË
AGS Corporation, një kompani udhëheqëse në shpërndarjen e pajisjeve dhe materialeve mjekësore të avancuara, po e zgjeron stafin e saj me një Teknik/e të Radiologjisë të motivuar, për punë me teknologji moderne të imazherisë diagnostike.
Roli përfshin ofrimin e mbështetjes klinike dhe aplikative, prezantimin e pajisjeve, si dhe koordinimin me mjekë, klientë dhe ekipet e shitjes e instalimit.
Detyrat kryesore
- Ofrimi i asistencës për instalimin, konfigurimin, testimin e funksionimit dhe demonstrimin e pajisjeve për imazheri diagnostike.
- Dhënia e mbështetjes aplikative për ultrazë, rezonancë magnetike (MRI), tomografi të kompjuterizuar (CT), rëntgen (X-ray), mamografi, DEXA dhe sisteme të ngjashme.
- Zhvillimi i trajnimeve fillestare për stafin klinik mbi përdorimin e pajisjeve, brenda kompetencave dhe pas trajnimit nga kompania/prodhuesi.
- Kryerja e vizitave në spitale dhe klinika për të ndihmuar përdoruesit, për të marrë feedback dhe për të identifikuar nevojat klinike.
- Bashkërendimi me ekipet teknike dhe të shitjes gjatë prezantimeve, demonstrimeve dhe angazhimeve në terren.
Kualifikimet e nevojshme
- Të ketë përfunduar studimet ose të jetë në fazën përfundimtare në drejtimin Teknik i Radiologjisë / Teknologji e Imazherisë Mjekësore.
- Njohuri teorike dhe/ose praktike bazë për ultrazë, MRI, CT, X-ray, mamografi dhe modalitete të tjera radiologjike.
- Kuptim të parimeve të imazherisë diagnostike, sigurisë së pacientit dhe mbrojtjes nga rrezatimi.
- Gatishmëri për trajnime profesionale, teknike dhe klinike shtesë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
- Aftësi të mira për komunikim dhe punë ekipore, si edhe interes për teknologjitë e reja mjekësore.
- Gatishmëri për angazhim në terren dhe udhëtime sipas kërkesës; njohja e gjuhes anglishtes është e domosdoshme.
- Përvoja e mëparshme në një institucion shëndetësor ose me pajisje imazherie konsiderohet përparësi, por nuk kërkohet patjetër.
Çfarë ofron AGS Corporation
- Trajnime të specializuara teknike dhe aplikative nga kompania dhe partnerët prodhues.
- Mundësi për ngritje profesionale dhe pjesëmarrje në trajnime ndërkombëtare.
- Kompensim konkurrues, së bashku me bonuse që bazohen në performancë.
- Mundësi afatgjatë për karrierë dhe avancim në sektorin e teknologjisë mjekësore.