SHPALLJE PUNE: FARMACIST/E
AGS Corporation, një kompani udhëheqëse në shpërndarjen e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, po e zgjeron stafin e saj dhe kërkon një Farmacist/e me njohuri profesionale dhe interesim për teknologjinë dhe furnizimet shëndetësore.
Roli ofron mbështetje profesionale për gamën e produkteve farmaceutike dhe materialeve mjekësore, komunikim me institucionet shëndetësore dhe bashkëpunim me ekipet e shitjes e furnizimit.
Detyrat kryesore
- Të njihen, prezantohen dhe ofrohen informacione teknike e profesionale për produktet farmaceutike dhe materialet mjekësore të kompanisë.
- Të jepet ndihmë në përgatitjen e ofertave, specifikimeve teknike, katalogëve dhe dokumentacionit për klientët.
- Të bashkëpunohet me ekipet e shitjes në prezantimin e produkteve dhe informimin e stafit shëndetësor për përdorimin e tyre të drejtë, në përputhje me dokumentacionin e prodhuesit.
- Të përcillen kërkesat e spitaleve, klinikave dhe farmacive, si dhe të mblidhen përshtypjet lidhur me produktet.
- Të koordinohet me ekipet kontrolli i dokumentacionit, afateve të përdorimit dhe kushteve të ruajtjes e shpërndarjes së produkteve.
Kualifikimet e nevojshme
- Studime të përfunduara ose në fazën finale në drejtimin Farmaci.
- Njohuri teorike dhe/ose përvojë profesionale me produkte farmaceutike, barna, materiale mjekësore dhe produkte për përdorim spitalor.
- Njohuri mbi kategoritë e produkteve, specifikimet, etiketimin, kërkesat e ruajtjes dhe parimet bazë të sigurisë e cilësisë.
- Gatishmëri për trajnime të mëtejshme profesionale dhe teknike, brenda ose jashtë vendit.
- Shkathtësi të mira në komunikim, organizim, prezantim dhe bashkëpunim me profesionistë të shëndetësisë.
- Njohja e gjuhës angleze, si edhe gatishmëria për angazhim në terren dhe udhëtime kur kërkohet.
- Përvoja në farmaci, depo farmaceutike, distributor ose institucion shëndetësor konsiderohet përparësi.
Çfarë ofron AGS Corporation
- Trajnime të specializuara profesionale për produktet farmaceutike dhe materialet mjekësore të portofolit të kompanisë.
- Mundësi për rritje profesionale dhe pjesëmarrje në trajnime me partnerë ndërkombëtarë.
- Paketë kompensimi konkurruese, së bashku me bonuse që bazohen në performancë.
- Mundësi për karrierë afatgjatë dhe avancim brenda AGS Corporation.