Përshkrimi
Kërkohet Teknolog/e në fabrikë me përvojë.
Detyrat
- Të zbatojë procedurat e prodhimit gjatë gjithë procesit të punës.
- Të kujdeset që cilësia të ruhet në nivel të lartë përgjatë prodhimit.
- Të raportojë në mënyrë të rregullt te menaxhmenti i lartë.
- Të ndjekë dhe të përmbushë çdo muaj sasitë e planifikuara të prodhimit.
- Të plotësojë evidencat ditore për secilën linjë prodhuese.
- Të bashkëpunojë me kolegët për zgjidhjen e problemeve në prodhim, duke vendosur në plan të parë sigurinë ushqimore dhe standardin e kërkuar.
- Të marrë përsipër edhe detyra të tjera, sipas nevojave dhe kërkesave të punës.
Kualifikimet
- Preferohet të ketë përfunduar studimet në teknologji ushqimore ose në një degë të ngjashme.
- Duhet të ketë përvojë të mëparshme në industrinë e prodhimit ushqimor.
- Të zotërojë njohuri për paketën Microsoft Office.
- Të ketë aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunim në grup.