Përshkrimi
Agro Blend Group ka hapur një vend të lirë pune për pozicionin Agjent/e Shitjesh Exvan Durres.
Detyrat
- Të realizojë objektivat e shitjes në territorin e caktuar, duke ndjekur itinerarin e lëvizjes.
- Të njohë në mënyrë të plotë zonën që mbulon dhe pikat e shitjes, të ndjekë ecurinë e zhvillimeve në atë zonë dhe të njoftojë menaxherin për çdo ndryshim në treg.
- Të ndërtojë dhe të ruajë raporte të afërta e funksionale me klientët përmes vizitave të vazhdueshme dhe ofrimit të shërbimeve me përfitim të ndërsjellë, në përputhje me Rregulloret e Brendshme të Kompanisë.
- Të sigurojë praninë e produkteve në zonat përkatëse.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë të mëparshme në punë.
- Të zotërojë patentë të klasit B.
- Të ketë njohuri të mira për zonat.
- Të shfaqë komunikim të mirë dhe korrektësi në marrëdhënie me klientët.