Përshkrimi
4 A- M shpk, kompani që ushtron veprimtarinë në zbatimin e ndërtimeve, kërkon të punësojë një Inxhinier Civil.
Përgjegjësitë
- Të udhëheqë në terren punimet për realizimin e projektit.
- Të zbatojë me përgjegjësi të lartë rregullat e sigurimit teknik.
- Të njoftojë në kohën e duhur për çdo problem të shfaqur.
- Të organizojë me efektivitet punëtorët dhe të mbikëqyrë secilën fazë të punimeve.
- Të hartojë dokumentacionin teknik për objektin.
- Të plotësojë librezat e masave.
- Të kryejë edhe detyra të tjera sipas nevojave ose kërkesave të punëdhënësit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të zotërojë diplomë Master nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të ketë përvojë në zbatimin e punimeve në objekte të mëdha civile.
- Të zotërojë mirë programet kompjuterike Autocad dhe sap (ose programe të ngjashme llogaritëse), si edhe të njohë programet bazë.
- Të jetë i aftë të bashkëpunojë në grup dhe të komunikojë në mënyrë të shkëlqyer.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze, si në shkrim ashtu edhe në komunikim.
Dokumentet e kërkuara