Përshkrimi
ZOEMA Clinic në Xhamllik, Tiranë, po kërkon një Stomatolog/e me Përvojë të përgjegjshëm/me dhe të angazhuar, për ushtrimin e pavarur të profesionit në një mjedis modern e të pajisur plotësisht.
Detyrat
- Të ofrojë shërbime dentare me përkushtim dhe standard profesional.
- Të realizojë konsultime, kontrolle dhe trajtime stomatologjike.
- Të përgatisë planet e trajtimit sipas kërkesave të pacientëve.
- Të ndjekë dhe administrojë pacientët gjatë gjithë trajtimit.
Kualifikimet
- Diplomë në Stomatologji.
- Licencë profesionale për ushtrimin e profesionit në Shqipëri.
- Eksperiencë e mëparshme si stomatolog/e.
- Kompetenca të mira profesionale dhe praktike.
- Angazhim për cilësinë e shërbimit dhe kujdesin ndaj pacientëve.
- Komunikim i mirë dhe sjellje profesionale.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe seriozitet gjatë punës.
- Aftësi për punë të pavarur dhe administrim të pacientëve.
- Gatishmëri për bashkëpunim afatgjatë.
Ofrohet
- Hapësirë pune moderne, komode dhe profesionale.
- Pajisje dhe infrastrukturë të përshtatshme për ushtrimin e profesionit.
- Mundësi për administrim të pavarur të pacientëve dhe veprimtarisë profesionale.
- Bashkëpunim me kontratë dhe sistem përqindjeje.
- Liri dhe fleksibilitet në organizimin e punës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe bashkëpunim të qëndrueshëm afatgjatë.
Pranohen vetëm aplikime nga stomatologë/e me përvojë, të përkushtuar dhe seriozë, që synojnë të punojnë në mënyrë të pavarur.