Përshkrimi
Kompania "ZDRAVA" SHPK ka hapur një vend të lirë pune për pozicionin Jurist/e.
Detyrat
- Përpilimi i kontratave dhe i akteve të tjera juridike të shoqërisë.
- Menaxhimi i dosjeve dhe materialeve juridike të kompanisë.
- Përgatitja dhe verifikimi i dokumenteve që nevojiten për procedurat e prokurimit publik.
- Ndjekja e ecurisë së procedurave të prokurimit dhe hartimi i dokumentacionit përkatës.
- Mbikëqyrja e afateve dhe e detyrimeve ligjore që lidhen me veprimtarinë e shoqërisë.
- Bashkëpunimi me institucionet publike dhe me palë të tjera, sipas nevojave të punës.
- Ofrimi i mbështetjes juridike për çështje që lidhen me aktivitetin e kompanisë.
- Hartimi i shkresave, kërkesave dhe përgjigjeve zyrtare.
Kualifikimet
- Diplomë në Drejtësi.
- Përvojë pune, me përparësi të paktën 1 vit.
- Njohje e gjuhës angleze.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Qasje e përgjegjshme dhe korrektësi gjatë punës.
- Njohuri për programet bazë të Microsoft Office.