Përshkrimi
Zdrava Food është në kërkim të një Financier/e me përvojë dhe me aftësi të zhvilluara organizative, për t’u bërë pjesë e ekipit.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Hedhja në sistem dhe verifikimi i faturave të shitjes dhe të blerjes.
- Evidentimi dhe ndjekja e lëvizjeve të magazinës.
- Regjistrimi dhe monitorimi i proceseve që lidhen me prodhimin.
- Mbikëqyrja e ecurisë së proceseve të prodhimit nga këndvështrimi administrativ dhe financiar.
- Ndjekja dhe pajtimi i detyrimeve që lidhen me furnitorët.
- Përpilimi dhe administrimi i të dhënave financiare, si edhe i raporteve përkatëse.
- Bashkërendimi i punës me sektorët e magazinës, prodhimit dhe financës.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe kushtet
- Diplomë universitare nga Fakulteti i Ekonomisë, në degën Financë, Kontabilitet ose në një fushë të afërt.
- Përvojë profesionale në financë ose kontabilitet.
- Njohuri dhe përvojë në përdorimin e programit financiar Financa 5.
- Njohje shumë e mirë e Microsoft Excel.
- Shkathtësi shumë të mira në organizim dhe komunikim.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Mosha e preferuar: deri në 50 vjeç.