Përshkrimi
Xhaferraj Alumin shpk, me mbi 20 vite përvojë në sektorin e aluminit, vepron si në tregun shqiptar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh. Për filialin e Durrësit, kompania kërkon staf të ri.
Si rezultat i zgjerimit të vazhdueshëm, është hapur një vend pune për pozitën e Menaxher. Roli përfshin udhëheqjen e proceseve të prodhimit dhe montimit, si edhe komunikimin me klientë të mundshëm për oferta dhe shitjen e sistemeve.
Menaxheri punon kryesisht nga pikat kryesore të shitjes dhe magazinat e kompanisë, ndërsa harmonizon ekipet e prodhimit dhe montimit me kërkesat e klientëve.
Detyrat
- Udhëheq dhe organizon ekipet e prodhimit dhe montimit, duke garantuar cilësi dhe efikasitet gjatë çdo etape të punës.
- Komunikon me klientët e mundshëm dhe harton e paraqet oferta të përshtatura për sisteme e produkte.
- Vlerëson nevojat e klientëve dhe sugjeron zgjidhjet teknike e tregtare më të përshtatshme.
- Monitoron prodhimin që nga pranimi i porosisë deri te dorëzimi përfundimtar te klienti.
- Sigurohet që afatet e prodhimit dhe montimit të respektohen sipas marrëveshjeve me klientët.
- I raporton Administratorit për progresin e proceseve, çështjet e hasura dhe propozimet për përmirësim.
- Ruhet besnik ndaj vlerave të organizatës duke mbajtur konfidencial informacionin.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Inxhinieri, Biznes, Ekonomik ose në një fushë të përafërt.
- Përvoja e punës në menaxhimin e prodhimit ose të shitjeve është kusht i detyrueshëm.
- Njohuritë teknike për sistemet e aluminit dhe/ose materialet e ndërtimit konsiderohen avantazh.
- Të zotërojë aftësi të mira në organizim, drejtim dhe komunikim.
- Njohja e mirë e gjuhës Angleze dhe/ose Turqishtes përbën përparësi.
- Të ketë njohuri bazë të programeve të zyrës, përfshirë Word, Excel, etj.
Ne ofrojmë
- Pagesë konkurruese dhe motivuese në treg.
- Ambient pune dinamik, me mundësi për zhvillim profesional.
- Mundësi bashkëpunimi me një ekip me përvojë në sektorin e sistemeve të aluminit.