Përshkrimi
Xhaferraj Alumin shpk është një kompani me mbi 20 vite përvojë në sektorin e aluminit, e pranishme si në tregun shqiptar ashtu edhe në tregjet e huaja, me një portofol të gjerë produktesh dhe sistemesh. Për degën në Durrës, si rezultat i zgjerimit të vazhdueshëm, kompania po kërkon të zgjerojë ekipin me një Menaxher.
Ky rol përfshin udhëheqjen e proceseve të prodhimit dhe të montimit, si edhe komunikimin me klientë të mundshëm për përgatitjen e ofertave dhe realizimin e shitjeve të sistemeve.
Menaxheri ushtron detyrën kryesisht pranë pikave të shitjes dhe magazinave qendrore të kompanisë, ndërsa njëkohësisht harmonizon punën e ekipeve të prodhimit dhe montimit me kërkesat e klientëve.
Detyrat
- Udhëheq dhe organizon ekipet e prodhimit dhe të montimit, duke garantuar rendiment dhe standard cilësor në çdo etapë të punës.
- Lidhet me klientët potencialë, harton oferta të përshtatura dhe i prezanton ato për sisteme dhe produkte të ndryshme.
- Shqyrton nevojat e klientëve dhe sugjeron alternativat teknike dhe komerciale më të përshtatshme.
- Ndjek ecurinë e prodhimit që nga momenti i porosisë deri te dorëzimi përfundimtar te klienti.
- Kujdeset që afatet e prodhimit dhe të montimit të respektohen sipas dakordësimeve me klientët.
- I raporton Administratorit mbi zhvillimin e proceseve, çështjet e hasura dhe mundësitë për përmirësim.
- Mbron parimet e organizatës duke ruajtur fshehtësinë e informacionit.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Inxhinieri, Biznes, Ekonomik ose në fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në menaxhimin e prodhimit ose të shitjeve, kriter i domosdoshëm.
- Njohuritë teknike për sistemet e aluminit dhe/ose materialet e ndërtimit konsiderohen përparësi.
- Aftësi të mira në organizim, drejtim dhe komunikim.
- Njohja e mirë e gjuhës Angleze dhe/ose Turqishtes përbën avantazh.
- Njohuri bazë në programet e zyrës si Word, Excel, etj.
Ne ofrojmë
- Pagë motivuese dhe konkuruese në treg.
- Ambient pune dinamik me mundësi për zhvillim profesional.
- Bashkëpunim me një ekip me përvojë në fushën e sistemeve të aluminit.