Jemi në kërkim të një Asistente Administrative për t’iu bashkuar ekipit tonë, e cila do të angazhohet kryesisht me përgatitjen dhe administrimin e aplikimeve për viza për Gjermani.
Detyrat kryesore:
- Përgatitja dhe plotësimi i aplikimeve për vizë
- Plotësimi i formularëve VIDEX
- Kontrolli dhe organizimi i dokumentacionit të aplikantëve
- Ndjekja e procedurave dhe kërkesave për kategoritë e ndryshme të vizave
- Komunikimi me klientët dhe informimi i tyre mbi dokumentacionin e nevojshëm
- Organizimi dhe administrimi i dosjeve të aplikantëve
- Ndjekja e aplikimeve dhe përditësimi i klientëve mbi ecurinë e tyre
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në aplikime për viza është avantazh i madh
- Njohuri mbi VIDEX ose eksperiencë në plotësimin e aplikimeve për vizë
- Njohuri mbi procedurat dhe dokumentacionin për vizat gjermane
- Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Komunikim i mirë dhe korrektësi në punë
- Njohuri të mira në Microsoft Office
- Njohja e gjuhës gjermane ose angleze përbën avantazh