About the job
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe në kuadër të zhvillimit në Tiranë dhe rrethe, për rrjetin e tij drugstore shpall vakant pozicionin: MENAXHER RAJONAL në RETAIL
Përshkrimi i Rolit
Menaxheri Rajonal është përgjegjës për:
- Mbikëqyrjen e disa dyqaneve WELL brenda një zone të caktuar gjeografike dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve të retail-it në rajonin përkatës.
- Organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë operacioneve ditore dhe jo vetëm për të maksimizuar shitjet dhe për të minimizuar kostot për rrjetin e dyqaneve WELL;
- Organizimin, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive, drejtimin dhe motivimin e ekipit të shitjes, etj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Mbikëqyr funksionimin e përditshëm të dyqaneve, kujdeset për trajnimin, planifikimin, organizimin dhe prioritizimin e proçeseve të punës si dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera operacionale;
- Siguron që të gjitha dyqanet të funksionojnë dhe të jenë të bazuara në strategjinë e kompanisë;
- Ndjek dhe realizon planin dhe buxhetin e shitjeve;
- Bën parashikimet mbi planifikimet aktuale të targetit të vendosur, analizon raportet e shitjeve dhe të ardhurave;
- Siguron mbarëvajtjen e operacioneve për të maksimizuar shitjet dhe minimizuar kostot;
- Bashkëpunon me menaxherët e dyqaneve për menaxhimin e stokut, duke mbajtur evidenca të sakta të produkteve për secilin dyqan;
- Bashkëpunon dhe ndjek zhvillimin e fushatave promocionale sipas direktivave që vijnë nga departamenti i Marketingut;
- Identifikon mundësi të reja dhe ofron në mënyrë të vazhdueshme, sugjerime konkrete dhe të zbatueshme për përmirësimin e proçeseve të punës për zonën që mbulon;
- Bën analiza dhe bashkëpunon me departamentin e Marketingut mbi çmimet e konkurencës dhe tendencat e fundit të tregut.
- Kryen vlerësime të ndryshme mbi performancën e përgjithshme të dyqanit, stafit, shitjet ditore/javore/mujore etj, brenda afatave të përcaktuara;
- Harton dhe zbaton trajnime, strategji, politika, qëllime dhe burime të tjera për të maksimizuar produktivitetin dhe motivimin e stafit;
- Programon dhe drejton takime të rregullta/mujore me ekipin e shitjes dhe departamentet e tjera sipas situatave, në lidhje me shpërndarjen e informacionit, rishikimin e qëllimeve dhe vendosjen e objektivave mbi planin e shitjes;
- Organizon dhe mbikëqyr prezencën ditore të stafit si dhe kujdeset për performancën e menaxherëve të dyqaneve;
- Monitoron dhe mban përgjegjësi për rekrutimin, trajnimin dhe turnoverin e stafit;
- Mban komunikim të rregullt me menaxherët e dyqaneve dhe departamentet e tjera brenda kompanisë, për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë të harmonizuara dhe të koordinuara në kohë;
- Trajton në mënyrën e duhur situatat e vështira dhe i adreson problematikat në formën e duhur dhe brenda afateve, kërkon në mënyrë aktive metoda për zgjidhjen e situatave;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara;
- Drejton ekipin përmes shembullit personal.
Aftësi dhe Kualifikime
Edukimi: Diplomë Universitare preferohet në Administrim Biznes, Marketing, Financë ose fusha të ngjashme.
Eksperienca pune: Së paku 2-3 vite përvojë pune në kompani të ngjashme tregtare, në retail ose distribucion, në menaxhimin e rrjeteve.
Aftësi shtesë
- Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office, preferohet zotërim i programit Excel (MUST);
- Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze (MUST);
- Aftësi të forta planifikuese dhe organizative në kohë dhe afate;
- Aftësi të forta analitike, organizative, krijuese dhe strategjike; i orientuar drejt rezultatit;
- Aftësi shumë të mira në vlerësimin e praktikave aktuale të biznesit dhe përgatitjen e raporteve specifike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese, bashkëpunuese, ndërpersonale dhe ndërvepruese;
- Të jetë në gjendje të punojë nën presion;
- Të karakterizohet nga integriteti dhe etika e lartë profesionale;
- Mendim kritik – Aftësi për të menduar nga perspektiva e konsumatorit dhe për të kuptuar sjelljen blerëse;
- Fleksibilitet në oraret e punës dhe i disponueshëm për të udhëtuar rregullisht në të gjithë zonën që ka në mbulim;
- Leje drejtimi.
Kushtet e punës: WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritën personale dhe vlerësimin e performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike.