Sektorist/e
Viva Fresh Store po kërkon Sektorist/e për lokacionin në Pejë.
Detyrat e punës
- Ofrimi i pritjes së duhur dhe shërbimit ndaj konsumatorëve.
- Mbushja dhe mirëmbajtja e rafteve duke zbatuar metodën FIFO dhe planogramin.
- Mbikëqyrja e afateve të produkteve dhe raportimi i tyre te eprori, në pajtim me rregulloret e brendshme.
- Angazhimi në procesin e arkës dhe të depos sa herë që kërkohet dhe kur paraqitet nevoja.
Kualifikimet
- Përvojë në Retail / shitje me pakicë në pozita të ngjashme.
- Aftësi për të punuar si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Përkushtim në punë dhe etikë profesionale.
- Shkollimi dhe trajnimet relevante konsiderohen përparësi.
- Person energjik dhe entuziast, me qasje pozitive ndaj punës dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Çka ofrohet
- Orar me 5 ditë pune në javë dhe 2 ditë pushim për një balancë më të mirë mes jetës dhe punës.
- Sigurim shëndetësor për më shumë siguri dhe kujdes.
- Mundësi konkrete për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh.
Bashkohuni me Viva Fresh dhe zhvilloni karrierën tuaj në një mjedis mbështetës, me mundësi të mira për rritje profesionale.
Konkursi mbetet i hapur deri më 31.07.2026.