Viva Fresh Store kërkon një Department Menaxher/e në Gjakovë, ku do të jesh personi që drejton përditshmërinë e pikës dhe motivon ekipin drejt rezultateve. Ti do të sigurosh që gjithçka, nga furnizimi te shërbimi ndaj klientit, të funksionojë pa probleme.
Në përditshmërinë tënde do të kujdesesh për zhvillimin e proceseve ditore të pikës (menaxhimin e furnizimit, stokut dhe organizimin e produkteve në rafte), do të mbështesësh dhe trajnosh stafin e ri, dhe do të ndihmosh në rritjen e shitjeve. Kur nevojitet, do të zëvendësosh menaxherin dhe do të sigurosh mbarëvajtjen e proceseve.
Ky rol i përshtatet një personi me aftësi menaxhuese, komunikuese dhe udhëheqëse, energjik e entuziast, që dëshiron të ndërtojë karrierë në një ambient modern dhe mbështetës.