Vitamer LLC kërkon të zgjerojë ekipin me një Menaxher të Shitjes dhe Distribucionit, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit të shitjes në tregun e Kosovës.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe koordinimi i ekipit të shitjes dhe distribucionit
- Planifikimi dhe realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjes
- Monitorimi i performancës së agjentëve të shitjes
- Zhvillimi dhe zgjerimi i rrjetit të farmacive dhe partnerëve
- Analizimi i rezultateve të shitjes dhe identifikimi i mundësive për rritje
- Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve promocionale dhe komerciale
- Kujdesi për pozicionimin dhe zhvillimin e brendeve të kompanisë në treg
- Raportimi periodik tek menaxhmenti
Kualifikimet:
- Përvojë në udhëheqjen e shitjes dhe organizimin e distribuimit, preferohet në sektorët farmaceutikë, të suplementeve, kozmetikës ose produkteve të konsumit
- Aftësi të dëshmuara në udhëheqjen dhe motivimin e ekipit
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese
- Njohje e mirë e tregut të Kosovës dhe kanaleve të shitjes
- Patentë shoferi, kategoria B
- Njohja e gjuhës angleze
Çfarë ofron kjo pozitë:
- Rol me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zhvillimin e shitjes dhe distribucionit
- Punë me brende ndërkombëtare dhe një portofol produktesh në zhvillim të vazhdueshëm
- Paketë kompensimi në përputhje me përgjegjësitë e pozitës, e kombinuar me bonus të bazuar në rezultate
- Perspektivë afatgjatë për zhvillim profesional dhe rritje të përgjegjësive brenda kompanisë.