Përshkrimi
VIP Security po kërkon një Teknik Instalues të Sistemeve të Sigurisë që do të merret me vendosjen, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike të sigurisë.
Detyrat
- Të realizojë montimin dhe rregullimin e sistemeve CCTV, alarmit dhe kontrollit të aksesit.
- Të kryejë testimin dhe aktivizimin e pajisjeve në përputhje me standardet teknike.
- Të identifikojë problemet teknike dhe të bëjë riparimin e tyre.
- Të zbatojë mirëmbajtjet periodike dhe ndërhyrjet në terren.
- Të plotësojë dokumentacionin teknik dhe të raportojë për ndërhyrjet e kryera.
- Të bashkëpunojë me ekipin teknik për përfundimin e projekteve sipas afateve dhe standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë arsim profesional ose universitar në Elektronikë, Elektroteknikë, IT ose në fusha të ngjashme.
- Përvoja në instalimin e sistemeve të sigurisë konsiderohet përparësi.
- Të zotërojë njohuri për rrjetet kompjuterike (TCP/IP), kamerat IP, DVR/NVR dhe sistemet e alarmit.
- Të posedojë patentë drejtimi, Kategoria B.
- Të ketë aftësi për punë në ekip, ndjenjë përgjegjësie dhe qasje të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese 80,000 - 150,000 All + Bonus
- Kontratë të rregullt pune.
- Trajnime profesionale dhe mundësi për avancim në karrierë.
- Ambient profesional pune dhe mundësi për të punuar me teknologji të avancuara në fushën e sigurisë.
Afati i fundit i aplikimit është 21 Gusht 2026, ora 17:00.