Përshkrimi
Punonjësi i Shërbimit Security ka për detyrë të mbajë rendin dhe të garantojë sigurinë e mbrojtjen e stafit dhe klientëve në objektet që ruhen nga kompania. Roli përfshin parandalimin e incidenteve dhe mbikëqyrjen e respektimit të rregullave të sigurisë.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyr hyrjet dhe daljet, si dhe inspekton ambientet e ruajtura për të siguruar qetësi dhe siguri.
- Identifikon dhe parandalon veprimtaritë e dyshimta, duke raportuar ato dhe çdo incident në objektet që mbikëqyr.
- Mbron stafin, klientët dhe pajisjet që ndodhen në ambientet nën ruajtje.
- Verifikon që në objekt të ndiqen procedurat dhe rregullat e sigurisë.
- Koordinon veprimet me menaxhmentin dhe stafin për trajtimin e emergjencave ose zgjidhjen e konflikteve.
Kualifikimet
Nga kandidati kërkohen:
- Zotërimi i Çertifikatës së Punonjësit të Shërbimit.
- Pajisja me patentë për drejtimin e automjetit.
- Preferohen kandidatë të moshës 25-45 vjeç.
- Disponueshmëri për të punuar me turne.
- Sjellje me integritet, korrektësi dhe disiplinë në punë.
- Eksperienca në sektorin e sigurisë vlerësohet si përparësi.
Kompania ofron:
- Punë të qëndrueshme pranë një kompanie me prestigj.
- Mundësi për zhvillim në karrierë dhe trajnime profesionale.
- Kushte të favorshme për kryerjen e punës.
- Mjedis profesional që ofron mbështetje.
- Pagesë neto prej 70.000 lekë.