Përshkrimi
VINEA RESORT & SPA po kërkon të angazhojë një Ekonomist/e - Financier/e.
Detyrat
- Shqyrton informacionin financiar për të vlerësuar situatën ekonomike të kompanisë.
- Mbështet aktivitetet e përditshme të sektorit të Financës.
- Organizon përgatitjen e pasqyrave dhe raporteve financiare.
- Evidenton veprimet e magazinës dhe bën rakordimet për lëvizjen e materialeve.
- Mban përgjegjësi për komunikimin dhe bashkërendimin e punës me institucionet tatimore.
- Harton raporte financiare periodike dhe kryen rakordime me klientë dhe furnitorë.
- Verifikon faturat e shitjes, regjistrimin e produkteve, përllogaritjen e kostove dhe përputhjen e të dhënave me klientët.
- Punon ngushtë me menaxherët e tjerë për të dhënë këshillim mbi iniciativat e planifikuara përmes analizave, raporteve financiare dhe rekomandimeve.
- Vlerëson likuiditetin dhe monitoron kostot për të orientuar drejtuesit e shoqërisë në vendimmarrje.
- Mbikëqyr përgatitjen e listëpagesave dhe ekzekutimin e pagesave të përfitimeve për stafin.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë në Ekonomik, me përparësi në Financë/Kontabilitet.
- Kërkohet njohje shumë e mirë e paketës MS Office dhe e programeve financiare si Financa 5 dhe Alpha.
- Nevojiten mbi 5 vite përvojë në role të ngjashme.
- Duhet të ketë aftësi të mira komunikimi, të bashkëpunojë mirë në ekip dhe të zotërojë kapacitete të forta analitike.
- Duhet të jetë i/e aftë të menaxhojë volum dhe ngarkesë pune.