Përshkrimi
Vila e Arte po kërkon të angazhojë Recepsionist/e për turnin e parë ose të dytë. Paga neto për këtë pozicion është 60000 leke.
Detyrat
- Pret klientët dhe u ofron ndihmë me profesionalizëm.
- Administron telefonatat, postën elektronike dhe rezervimet.
- Zbaton proceset e check-in dhe check-out.
- Jep sqarime për shërbimet e hotelit dhe mbështet klientët sipas nevojës.
- Kujdeset që regjistrat dhe dokumentacioni përkatës të jenë të përditësuar.
- Punon ngushtë me pjesën tjetër të stafit për të siguruar shërbim cilësor.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm ose i lartë.
- Përvoja e mëparshme në një rol të ngjashëm konsiderohet përparësi.
- Nevojiten njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, ndërsa njohja e italishtes vlerësohet si avantazh.
- Duhet të ketë aftësi të mira në komunikim, organizim dhe shërbim ndaj klientit.
- Kërkohen njohuri bazë të paketës Microsoft Office dhe të përdorimit të kompjuterit.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e përgjegjshëm/e, korrekt/e dhe i/e aftë për punë në grup.