Përshkrimi
Pozita e lirë: Agjente Telemarketingu / Gjenerim Klientësh me orar të plotë.
Detyrat
- Komunikim telefonik me biznese që mund të jenë të interesuara.
- Paraqitja e shërbimeve të kompanisë dhe ndërtimi i lidhjeve të reja.
- Gjetja dhe krijimi i klientelës së re.
- Monitorimi i komunikimeve dhe përditësimi i bazës së të dhënave të klientëve.
- Bashkëpunim me ekipin e shitjes për zgjerimin e klientëve të rinj.
Kualifikimet
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindjeje.
- Siguri në vete dhe profesionalizëm gjatë komunikimit në telefon.
- Njohuri elementare të kompjuterit, përfshirë MS Office.
- Zotërim shumë i mirë i anglishtes, si në shkrim ashtu edhe në të folur.
- Përvoja në shitje, telemarketing ose agjenci punësimi konsiderohet përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë të lartë, së bashku me bonus që lidhet me performancën dhe klientët e siguruar.
- Trajnime dhe përkrahje të vazhdueshme.
- Mundësi konkrete për avancim profesional dhe zhvillim të karrierës.
- Mjedis pune dinamik e profesional në një nga agjencitë më aktive të tregut shqiptar të punësimit.