Përshkrimi
Vëllezërit Hysa SHPK po kërkon një Financier/e për zyrë që do të menaxhojë dhe monitorojë dokumentet financiare, faturat, pagesat dhe veprimtaritë e përditshme financiare të kompanisë.
Detyrat
- Regjistron dhe menaxhon faturat e blerjeve dhe të shitjeve.
- Monitoron pagesat, arkëtimet dhe detyrimet e kompanisë.
- Përgatit dhe administron dokumentacionin financiar.
- Fut dhe përpunon të dhënat në programin ekonomik.
- Harton raporte dhe pasqyra financiare periodike.
- Bashkëpunon dhe koordinohet me bankat, furnitorët dhe klientët.
- Mbikëqyr dokumentacionin financiar dhe tatimor të kompanisë.
Kualifikimet
- Përvojë minimale prej 2 viteve; përvoja në sektorin e ndërtimit përbën përparësi.
- Njohuri mbi Platformen Self-CARE DPT dhe programin Ekonomik, Alpha Web Busines.
- Patentë e klasit B.