Përshkrimi
Valona Konstruksion ka një vend të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi Vlore.
Detyrat kryesore
- Planifikon, organizon dhe realizon etapat e punës në kantierin e ndërtimit, duke ndjekur projektin, kushtet teknike të zbatimit dhe specifikimet teknike, brenda afateve të përcaktuara.
- Harton dhe verifikon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, situacionet, aktet e piketimit dhe të kontrollit, si dhe dokumente të tjera përkatëse.
- Përgatit tërësinë e dokumentacionit Tekniko–Ligjor dhe Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin e tij përfundimtar.
- Përgatit situacionet mujore për nënkontraktorët e projektit dhe ato që i paraqiten Klientit/Investitorit.
- Kontrollon cilësinë dhe sigurinë në kantier, si dhe miraton materialet që përdoren në të.
- Bashkërendon dhe organizon punën në kantier me personelin që ka në varësi.
- Përcakton nevojat për materiale dhe siguron administrimin e duhur të tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
- Përmbush edhe detyra të tjera që i cakton eprori.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet me diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të ketë më shumë se 5 vite përvojë pune.
- Të zotërojë përdorimin e programeve Autocad, MS office dhe programeve të tjera përkatëse.
- Të mund të drejtojë disa procese paralelisht.
- Të komunikojë mirë dhe të jetë i aftë të punojë në grup dhe në kushte presioni.
Dokumentet e kërkuara