Përshkrimi
Kompania synon të angazhojë një Specialist/e të Logjistikës dhe Shitjes së Shërbimit të Transportit të Mallrave. Pozita përfshin planifikimin e transportit të mallrave nga vendi i nisjes deri te destinacioni i kërkuar, në përputhje me nevojat e veçanta të klientëve dhe procedurat operative të kompanisë.
Detyrat
- Komunikon me klientët në mënyrë korrekte dhe profesionale gjatë procedurave të zakonshme, si edhe në trajtimin e çështjeve logjistike dhe ankesave.
- Punon për ruajtjen e kënaqësisë së klientëve ekzistues dhe për zgjerimin e bashkëpunimit me klientë të rinj.
- Harton analiza për tregun, konkurrencën dhe çmimet, të cilat i paraqet kompanisë për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve.
- U prezanton klientëve të mundshëm shërbimet dhe ofertat e kompanisë me qartësi dhe saktësi.
- Mbledh në mënyrë të saktë informacionin e nevojshëm nga kërkesat e klientëve, për të mundësuar organizimin në kohë të transportit të ngarkesave.
- Bashkërendon porositë e klientëve për menaxhim efektiv të transportit grupazh në import dhe eksport.
- Trajton kërkesat e posaçme të klientëve dhe përfshin strukturat përkatëse për realizimin e tyre të suksesshëm.
- Gjen furnizuesit/partnerët që realizojnë transportet dhe siguron të dhëna të sakta për rezervimin e mjeteve transportuese.
- Regjistron dhe adreson me kohë problemet që mund të lindin gjatë proceseve standarde të transportit.
- I mban palët relevante të njoftuara lidhur me ecurinë e porosisë gjatë transportit.
Kualifikimet
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip, si edhe qasje pozitive dhe përkushtim.
- Përvoja profesionale mbi 2 vjet është e preferuar, por pranohen edhe kandidatë me motivim të lartë.
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë në kompani transporti, në departamente të logjistikës ose shitjes, si dhe ata që kanë përfunduar shkollimin në profilin e logjistikës.
- Nevojitet arsim i lartë, mundësisht në menaxhim transporti ose logjistikë.
- Kandidati duhet të njohë gjuhën angleze; njohja e italishtes konsiderohet përparësi.
- Kërkohet përdorim i mirë i paketës Microsoft Office për hartimin e dokumenteve dhe raporteve.