Universiteti i Sporteve të Tiranës shpall konkurs për pozitën Asistent Lektor
Roli i AsistentLektorit pranë Departamentit të AktivitetitFizik, Rekreacionit dhe Turizmit ju jep mundësinë të përcillni njohuritë tuaja në fushën e gjimnastikës dhe aerobisë te studentët e ciklit të parë. Mësimdhënia juaj do të mbulojë lëndën “Disiplina Sportive II”, moduli “Gjimnastikë”, si dhe lëndën “Trainingu Aerobik”, moduli “Aerobi”.
Do të punoni në një mjedis akademik ku kombinohen praktika sportive dhe kërkimi shkencor, pranë Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. Përvoja juaj profesionale, trajnimet dhe veprimtaria kërkimore do të jenë vlerë e shtuar në përgatitjen e brezave të rinj të specialistëve të sportit.
Pozicioni është me kohë të plotë dhe ofron hapësirë reale për zhvillim akademik, pjesëmarrje në projekte kërkimore-shkencore dhe rritje profesionale brenda një institucioni të specializuar të arsimit të lartë.
Informacione të tjera
1 (një) vend pune për personel akademik me kohë të plotë “Asistent Lektor”, pranë Departamentit të Aktivitetit Fizik, Rekreacionit dhe Turizmit, Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
Lënda: “Disiplina Sportive II”, Moduli: “Gjimnastikë”; Lënda: “Trainingu Aerobik”, Moduli: “Aerobi”, në ciklin e parë të studimeve “Bachelor”
Baza ligjore: Ligji nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në Republikën e Shqipërisë”, Statuti i UST-së dhe vendimi i Rektorit të UST-së
Kritere të përgjithshme (eliminuese):
Të ketë përfunduar studimet në fushën e kërkuar në përputhje me pozicionin e punës; të zotërojë së paku diplomë të ciklit të dytë, Master i shkencave ose ekuivalent me të, në fushën e kërkuar (diplomat e huaja të njohura e njësuara paraprakisht nga Ministria përgjegjëse për Arsimin)
Të ketë notë mesatare të studimeve Bachelor dhe Master i Shkencave ose ekuivalent me të mbi 8; nëse kandidati ka mbaruar specializime afatgjata, nota mesatare ekuivalentohet me studimet Bachelor, Master i Shkencave dhe Specializime afatgjata
Të ketë notë mesatare mbi 8-të në studimet e nivelit “Bachelor”, DIND, Master Shkencor dhe Specializime afatgjata, si dhe specialiteti i lëndës që konkurron duhet të jetë mbi 8; për çdo 0.1 notë më shumë se 8.00, shtohet me 0.5 pikë në vlerësim, gjithsej 10 pikë
Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht) të fituara konform legjislacionit në fuqi
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Të mos ketë prishur imazhin e UST-së
Në rast mosplotësimi të kritereve të mësipërme, dosja e aplikantit nuk duhet të pranohet
Kritere specifike:
Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në fushën e Gjimnastikës dhe Aerobisë; të zotërojë së paku diplomë të ciklit të dytë, “Master i Shkencave” ose ekuivalent me të, në fushën e kërkuar
Të ketë notë mesatare të studimeve Bachelor dhe Master i Shkencave ose ekuivalent me të mbi 8-të
Të ketë 2 (dy) referenca nga profesorë të fushës
Të zotërojë me dëshmi një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian
Kritere preferenciale — kanë përparësi kandidatët që:
Kanë kryer trajnime, kualifikime ose certifikime kombëtare apo ndërkombëtare dhe eksperiencë në fusha të ndryshme të Gjimnastikës, Aerobisë dhe Aktivitetit Fizik e Shëndetit
Kanë veprimtari të dokumentuar kërkimore shkencore, të dëshmuar nëpërmjet publikimeve shkencore, referimeve në konferenca kombëtare dhe/ose ndërkombëtare, pjesëmarrjes në projekte kërkimore-shkencore ose veprimtarive të tjera akademike të lidhura me fushën brenda dhe jashtë vendit
Kanë përvojë akademike në mësimdhënie në IAL
Vlerësimi i intervistës:
Në aftësitë shprehëse për mënyrën e paraqitjes së filozofisë së mësimdhënies/kërkimit shkencor nga ana e kandidatit
Prezantimin në Power Point (ppt) dhe referimin e një teme që lidhet me fushën, specialitetin, lëndën që ai pretendon të mbulojë (mini-leksion/prezantim)
Të jetë i gatshëm t’i përgjigjet pyetjeve të ndryshme rreth fushës së studimit
Kandidati duhet të jetë i përgatitur që mund të intervistohet edhe në gjuhën të cilën ka të certifikuar në aplikim
Vlerësimi i kandidatit në total është me 100 pikë: 70 pikë nga dosja dhe 30 pikë nga intervista; kandidati duhet të marrë të paktën 21 pikë nga vlerësimi i dosjes për të kaluar në fazën e intervistës; nëse një kandidat nuk ka marrë të paktën 50 pikë (50% të pikëve totale), komisioni vendos përfundimin e procedurës së këtij kandidati pa u përzgjedhur
Në rast se kandidatët janë me pikë të barabarta, renditja bëhet nëpërmjet shortit
Lista e dokumenteve që duhet të paraqesë kandidati për konkurim:
Aplikimi i plotësuar (formulari tip) dhe firmosja e tij në çdo faqe
Shprehje e interesit nga ana e kandidatit me shkrim për plotësimin e vendit vakant, duke shprehur në të edhe vizionin e tij për këtë pozicion
Biografi e punës mundësisht me eksperiencat që lidhen me vendin e punës për të cilin aplikon kandidati
Kopje e noterizuar e diplomës/ve dhe listës/ve të notave (diplomat e huaja të njohura e njësuara paraprakisht nga Ministria përgjegjëse për Arsimin)
Dokumentacionin shoqërues përkatës të nevojshëm origjinal ose të noterizuar, sipas plotësimit të kritereve të shpallura
Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti)/formulari i vetëdeklarimit
Letra rekomandimi nga profesorë të fushës
Fotokopje të dëshmive të kualifikimeve të ndryshme, të noterizuara
Listë të punimeve shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare profesionale/shkencore dhe/ose punime të tjera, pjesëmarrje në referime shkencore në konferenca etj. (mundësisht linku i artikullit ose konferencës, ISBN ose ISSN të artikujve ose botimeve)
Mënyra e dorëzimit të dokumentacionit:
Dorëzimi mund të bëhet on-line në faqen e UST-së ose me postë sipas afateve të shpallura
Në rastin e aplikimit online, kandidati është i detyruar të dorëzojë edhe fizikisht dosjen e tij të aplikimit ditën që do të ftohet për intervistë, nëse kalon fazën e parë të aplikimit
Kandidati nuk mund të paraqesë asnjë dokument tjetër shtesë përveç atyre që ka aplikuar on-line
Për dokumentacionin e dorëzuar me shërbim postar, data në vulën e Postës Shqiptare shërben për të përcaktuar respektueshmërinë e afatit të aplikimit
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e publikimit të njoftimit
Në zarf duhet të shënohet adresa e saktë e aplikimit si dërgues dhe si marrës: Universiteti i Sporteve të Tiranës, Njësia Kryesore, Njësia Bazë, specialiteti ku aplikon
Data e shpalljes: 05.10.2026

Punët e Kompanisë Universiteti i Sporteve të Tiranës (1)