Konkurs
Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për plotësimin e një vendi të lirë pune për pozitën Zyrtar teknik për sisteme elektrike të objektit.
Të dhënat për pozitën
- Institucioni: Universiteti i Prishtinës
- Njësia organizative: Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore
- Pozita: Zyrtar teknik për sisteme elektrike të objektit
- Kategoria funksionale: Profesional 2
- Klasa: I15
- Numri i pozitave: Një (1)
- Kohëzgjatja: Me afat të pacaktuar
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kryen mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese të sistemeve elektrike në hapësirat dhe objektet e FSHMN-së, si edhe, kur kërkohet dhe lejohet, në objekte të tjera të UP-së.
- Mbikëqyr dhe garanton funksionimin e rregullt të instalimeve elektrike të tensionit të ulët dhe të mesëm.
- Realizon instalimin, servisin dhe riparimin e pajisjeve, përbërësve dhe instalimeve elektrike, brenda fushës së kompetencës profesionale dhe autorizimeve përkatëse.
- Kontrollon dhe mirëmban panelet elektrike, kanalet dhe nyjet e shpërndarjes, sistemet UPS, gjeneratorët dhe pajisje të tjera për furnizim me energji elektrike.
- Zbaton inspektime, matje dhe diagnostikim të problemeve elektrike duke përdorur pajisje adekuate për testim dhe matje.
- Kryen kontrollin dhe mirëmbajtjen e dhomave të transformatorëve në përputhje me procedurat e brendshme, rregullat teknike dhe autorizimet përkatëse.
- Mirëmban dhe monitoron rrjetet e komunikimit, alarmet, sistemet e sigurisë dhe sistemet e rrymave të dobëta.
- Zbulon dhe largon defektet në instalimet elektrike dhe në pajisjet përcjellëse, duke raportuar me kohë rastet që kërkojnë ndërhyrje të specializuar.
- Sipas nevojës, bën riparime dhe mirëmbajtje të thjeshta të elementeve ndërtimore dhe inventarit të objektit, përfshirë muret, dyert, dritaret dhe mobiliet.
- Lexon dhe përdor skema elektrike, vizatime të infrastrukturës elektrike, manuale teknike dhe udhëzime të prodhuesve.
- Bashkëpunon dhe, sipas autorizimit, mbikëqyr operatorë ekonomikë, kompani të specializuara dhe kontraktorë të jashtëm gjatë punimeve në sistemet elektrike.
- Monitoron konsumin, matjet dhe funksionimin e sistemeve elektrike dhe mban evidencë për kontrollet, defektet, ndërhyrjet, servisimet dhe materialet e përdorura.
- Siguron zbatimin e standardeve të sigurisë elektrike dhe të mbrojtjes në punë, si dhe vepron në raste emergjente që ndërlidhen me sistemet elektrike.
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen drejtpërdrejt me mirëmbajtjen elektrike të objektit, sipas kërkesës së sekretarit të fakultetit si mbikëqyrës i drejtpërdrejtë dhe në pajtim me kualifikimin e pozitës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara
Kandidati duhet t’i përmbushë kushtet në vijim:
- Të ketë diplomë të arsimit të mesëm profesional në elektroteknikë, energjetikë, instalime elektrike ose në fushë të ngjashme; diploma universitare në fushë përkatëse llogaritet përparësi.
- Të posedojë së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale. Për kandidatët me studime universitare të përfunduara, përvoja e punës nuk kërkohet.
- Të ketë njohuri për instalimet elektrike të tensionit të ulët dhe të mesëm, sistemet UPS, gjeneratorët, panelet elektrike dhe sistemet e rrymave të dobëta.
- Të ketë aftësi për leximin dhe kuptimin e skemave elektrike, vizatimeve të infrastrukturës elektrike dhe dokumentacionit teknik.
- Të dijë të përdorë pajisje për testim, matje dhe diagnostikim elektrik.
- Certifikatat, licencat ose autorizimet për punë ose qasje në dhoma të transformatorëve, si dhe për kontroll dhe mirëmbajtje të planifikuar, vlerësohen si përparësi.
- Të ketë njohuri bazike të gjuhës angleze.
- Të zotërojë shkathtësi bazike kompjuterike në programe si Word dhe Excel.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim, aftësi për punë ekipore, nivel të lartë përgjegjësie, përpikëri dhe respektim të afateve.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë veprimi.
- Të njohë së paku njërën nga gjuhët zyrtare, në përputhje me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i aftë për kryerjen e detyrave përkatëse.
- Të mos jetë i dënuar për vepër penale me dashje.
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën profesionale dhe aftësitë që kërkohen për pozitën.
- Të kalojë me sukses procedurën e pranimit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
Kandidati duhet të dorëzojë:
- Formularin e aplikimit.
- CV-në.
- Kopjen e dokumentit të identifikimit.
- Kopjen e diplomës ose diplomave të kërkuara me konkurs dhe nostrifikimin, nëse diploma është fituar jashtë vendit.
- Dëshmi për përvojën profesionale dhe/ose menaxheriale, sipas kërkesave të përcaktuara te “Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara”.
- Licencën ose certifikimin profesional, kur kjo kërkohet te “Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara”.
- Dëshmi të tjera, kur kërkohen shprehimisht me konkurs.
Përvoja profesionale dhe/ose menaxheriale dëshmohet me dokument ku përcaktohen pozita dhe periudha e angazhimit, i shoqëruar me pasqyrën e kontributeve pensionale ose dëshmi tatimore. Përvoja e fituar jashtë marrëdhënies së punës vlerësohet sipas legjislacionit në fuqi.
Procedura e përzgjedhjes
Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në këto faza:
- Verifikimi paraprak i aplikacioneve.
- Testimi me shkrim.
- Intervista me gojë.
Kandidati fitues konsiderohet ai që renditet i pari, me kusht që të ketë arritur së paku 70% të pikëve të përgjithshme.
Verifikimi para punësimit
Para përfundimit të procedurës së punësimit, kandidati i përzgjedhur duhet të paraqesë dokumentet origjinale ose të noterizuara për arsimin dhe licencën ose certifikimin, kur aplikohet, si dhe dëshmitë e nevojshme për verifikimin e kushteve ligjore të punësimit, përfshirë dëshminë disiplinore dhe certifikatën mjekësore.
Afati i aplikimit
Afati për aplikim është tridhjetë (30) ditë nga dita e hapjes së konkursit.
- Data e hapjes: 22.08.2026
- Data e mbylljes: 20.09.2026, ora 16:00