Union Bank vepron me sukses në tregun bankar shqiptar prej 20 vitesh dhe është e pozicionuar si një institucion i qëndrueshëm, i besueshëm dhe me rezultate shumë të mira. Banka shërben mbi 130,000 klientë përmes një rrjeti prej 33 degësh dhe 72 ATM-sh të vendosura në qytetet kryesore të vendit. Që nga nisja e aktivitetit në vitin 2006, ajo ka vijuar të zgjerohet dhe aktualisht ka mbi 100 miliard lekë asete totale.
Mjedisi i punës mbështetet te diversiteti, përfshirja dhe mundësitë e barabarta për zhvillim, duke e konsideruar secilin punonjës si pjesë të rëndësishme të arritjeve të bankës. Union Bank vazhdon të investojë në formimin dhe ngritjen profesionale të stafit, me synimin që klientëve t’u ofrohet një përvojë bankare sa më cilësore.
Banka vlerëson profesionistë të kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar dhe është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për t’iu bashkuar ekipit në rolin Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes- Berat.
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ky rol ka për qëllim përmbushjen e objektivave të biznesit përmes menaxhimit dhe zgjerimit të një portofoli cilësor klientësh biznesi. Pozicioni kërkon vlerësimin e plotë të klientit për të ndërtuar një bashkëpunim afatgjatë me bankën si partner financiar, duke synuar që të gjitha nevojat financiare të adresohen te Union Bank si zgjedhja kryesore. Gjithashtu, roli përfshin këshillimin e klientëve dhe ofrimin e zgjidhjeve bankare të përshtatshme, me shërbim të shpejtë dhe profesional.