Përshkrimi
Kërkohet një Shitëse Dyqani.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të presë dhe t’u ofrojë ndihmë klientëve në dyqan.
- Të prezantojë produktet dhe të sqarojë llojet e kapsulave të kafesë.
- T’i këshillojë klientët në bazë të preferencave të tyre.
- Të kryejë shitjet dhe arkëtimet.
- Të organizojë produktet në dyqan dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre.
- Të verifikojë gjendjen e stokut dhe ta plotësojë atë.
- Të sigurojë një hapësirë të pastër, të rregullt dhe mikpritëse për klientët.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në shitje ose në shërbim ndaj klientit konsiderohet përparësi.
- Aftësi të mira për komunikim dhe bashkëpunim me klientët.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe angazhim në punë.
- Pamje e rregullt dhe sjellje profesionale.
- Aftësi për punë individuale dhe në ekip.
- Njohuritë bazë për përdorimin e arkës/POS dhe kompjuterit janë përparësi.