Përshkrimi
Kompania Tropical, me seli në Tiranë dhe e angazhuar në tregtimin e erëzave dhe frutave të thata, kërkon të punësojë një Agjent për dërgimin e porosive.
Detyrat
- Pranimi dhe dërgimi i porosive për klientët me të cilët kompania operon në treg.
- Zhvillimi i takimeve me klientë të rinj, prezantimi i produkteve dhe përfundimi i procesit të futjes së brandit në rrjetet e marketeve.
- Krijimi i raporteve profesionale me përgjegjësit e kompanive dhe klientëve, si edhe zgjerimi i bashkëpunimit me ta.
- Raportimi i rregullt mbi rezultatet e punës.
Kualifikimet
Përvoja dhe aftësitë e nevojshme:
- Njohuri të mira të tregut.
- 2-5 vite përvojë në shitjen në terren të produkteve, përfshirë prezantimin e produkteve, katalogët dhe porositë.
- Përfundim i studimeve të larta.
- Aftësi për të kombinuar punën në terren me punën në zyrë.
- Energji, orientim praktik dhe aftësi të mira për menaxhimin e kohës.
- Seriozitet dhe korrektësi në komunikimin me klientët.
- Patentë shoferi e kategorisë B.