Tring kërkon të punësojë Promotore Eventi për një aktivitet promocional që do të zhvillohet në Marina Orikum, Vlorë, në datat 16–18 tetor 2026.
Detajet e pozicionit
- Pozicioni: Promotore Eventi
- Vendndodhja: Marina Orikum, Vlorë
- Datat: 16–18 tetor 2026
- Orari: 10:00–18:30
Përgjegjësitë kryesore
- Prezantimi i produkteve, shërbimeve dhe ofertave të Tring.
- Shpërndarja e materialeve promocionale gjatë aktivitetit.
- Informimi dhe orientimi i vizitorëve në lidhje me produktet dhe ofertat e kompanisë.
- Përfaqësimi profesional i markës Tring gjatë eventit.
Kriteret e kërkuara
- Kandidatet duhet të jenë banuese në Vlorë.
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Paraqitje e rregullt dhe sjellje profesionale.
- Aftësi për të bashkëpunuar dhe ndërvepruar me vizitorët.
- Eksperienca e mëparshme në evente promocionale përbën avantazh.