Pozita e Arkitektit/es te Tregtia të nxjerr jashtë zyrës, drejt terrenit, aty ku projektet e banimit marrin jetë para syve të klientëve. Do të prezantosh banesat, do të shpjegosh planimetritë dhe karakteristikat e tyre dhe do të shoqërosh klientët gjatë vizitave.
Çdo takim është një mundësi për të ndarë njohuritë e tua profesionale dhe për t’u ofruar klientëve përgjigje të qarta e këshilla të besueshme. Aftësitë e tua prezantuese dhe komunikuese do të jenë mjeti kryesor i punës, së bashku me formimin tënd në arkitekturë.
Ky rol i bashkon arkitekturën me kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit, duke të dhënë mundësinë të zhvillosh një profil profesional të plotë. Te Tregtia do të punosh me projekte reale banimi dhe do të ndikosh drejtpërdrejt në vendimet e klientëve.