Përshkrimi
Qëllimi i pozicionit
Roli synon të garantojë një identitet vizual të njëtrajtshëm dhe të prodhojë materiale grafike për komunikimin online e offline të Top Standart, në përputhje me standardet dhe stilin vizual të brand-it.
Detyrat
- Përgatitja e Social Media Posts, Carousel/Swipe dhe Story Templates.
- Hartimi i Product Specifications dhe Product Close-Up Layouts.
- Krijimi i Key Visuals për fushata, oferta dhe lançime produktesh.
- Zhvillimi i creatives për Meta Ads dhe Google Ads.
- Dizajnimi i broshurave, katalogëve dhe materialeve informuese.
- Përgatitja e materialeve POS për komunikim promovues dhe informues në showroom.
- Realizimi i materialeve grafike për TV Screens dhe mini screens në showroom.
- Krijimi i materialeve për evente, outdoor, citylights dhe formate të tjera print.
- Përshtatja e materialeve në dimensione e formate të ndryshme, duke ruajtur brand consistency.
- Bashkëpunimi me ekipet e Marketing dhe Social Media për përgatitjen e materialeve të fushatave.
Kualifikimet
Profili i kërkuar
- Përvojë në rolin e Graphic Designer, preferohet në branding, marketing ose advertising.
- Njohuri të mira të Adobe Creative Suite apo programeve të ngjashme.
- Kompetencë e lartë në layout, tipografi, ngjyra dhe kompozim vizual.
- Aftësi për ta përshtatur një koncept në formate të ndryshme online dhe offline.
- Vëmendje e madhe ndaj detajeve dhe ruajtjes së konsistencës së brand-it.
- Kreativitet dhe zotësi për të propozuar ide të reja vizuale.
- Aftësi organizative dhe respektim i deadline-ve.
- Përvoja me Social Media Design dhe Digital Advertising përbën avantazh.