Përshkrimi
Tobacco Holding Group shpk po kërkon të punësojë një Punetor Magazine.
Detyrat kryesore
- Siguron çdo ditë që magazina të jetë e pastër dhe e rregulluar.
- Kryen ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.
- Organizon vazhdimisht kategorinë për të cilën ka përgjegjësi ose që i caktohet nga supervizori i magazinës.
- Përgatit porositë e artikujve për departamentet, në bazë të kërkesave të tyre.
- Kujdeset për pastërtinë e magazinës.
- Rregullon hapësirën e magazinës.
- Zbaton çdo udhëzim të dhënë nga përgjegjësi i sektorit ose magazinieri.
Kualifikimet
- Duhet të njohë transpaletën manuale; njohja e pirunit konsiderohet përparësi.
- Të posedojë leje drejtimi të kategorisë B.
- Mosha e kërkuar është 25-40 vjec.
- Të jetë fleksibël lidhur me orarin e punës.
- Pranohen edhe kandidatë pa përvojë pune.