Përshkrimi
Tobacco Holding Group shpk po kërkon të shtojë në ekip një Ndihmës Magazinier.
Detyrat
- Kujdeset çdo ditë që hapësira e magazinës të jetë e pastër dhe e rregulluar.
- Merr pjesë në procesin e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave.
- Organizon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën ka përgjegjësi ose që i caktohet nga mbikëqyrësi i magazinës.
- Përgatit porositë e artikujve për departamentet, sipas kërkesave përkatëse.
- Siguron mirëmbajtjen dhe pastërtinë e magazinës.
- Sistemon vazhdimisht ambientin e magazinës.
- Zbaton çdo udhëzim të dhënë nga shefi i sektorit dhe magazinieri.
Kualifikimet
- Duhet të ketë njohuri për përdorimin e transpaletës manuale, ndërsa njohja e pirunit konsiderohet përparësi.
- Kërkohet leje drejtimi e kategorisë B.
- Mosha e kërkuar është 25-40 vjeç.
- Kandidati duhet të jetë fleksibël me orarin e punës.
- Mund të aplikojnë edhe persona pa përvojë pune.