Përmbledhja e pozicionit
Geci SHPK kërkon të punësojë Inxhinier/e Ndertimi Infrastrukture rrugore ne Zbatim. Pozicioni është në Rajoni Tirane.
Përgjegjësitë
- Të përgatisë dhe të monitorojë grafikun e punimeve, duke u mbështetur në projekt dhe në planin e organizimit.
- Të hartojë dhe të verifikojë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, preventivin, situacionet etj.
- Të garantojë që punimet të realizohen në përputhje me politikat e kompanisë.
- Të marrë në dorëzim punimet e zbatimit dhe të zhvillojë inspektime të rregullta.
- Të hartojë raporte ditore dhe javore që pasqyrojnë problematikat përkatëse dhe ecurinë e tyre.
Kriteret e kualifikimit
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Infrastrukturë/Transport.
- Të ketë mbi 5 vite përvojë pune në zbatimin e ndërtimeve të infrastrukturës rrugore.
- Të ketë përvojë në hartimin e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivave etj.
- Të zotërojë shumë mirë programe inxhinierike si Autocad, Paketa Office etj.
- Përparësi përbëjnë përvoja në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë dhe njohja e mirë e gjuhës angleze.
Për secilin nga kriteret e renditura më sipër kërkohen referenca përkatëse, të shoqëruara me numra kontakti.
Dokumentet e kërkuara