Përshkrimi
Kompania Tirana Cash & Carry, me mbi 20 vite prani në treg dhe pozitë lideri në distribucion, ka të hapur vendin e punës për Specialist Finance.
Përgjegjësitë
- Monitoron marzhin, shitjet, të ardhurat dhe shpenzimet, duke përgatitur raportime ditore, mujore, tremujore dhe vjetore për këta tregues.
- Përgatit formularët e TVSH, SIG, TAP dhe Tatim në Burim, kryen deklarimin e tyre online dhe siguron pagesat brenda afateve të përcaktuara.
- Kryen çdo ditë rakordimet me furnitorët, korrigjimin e artikujve me gjendje negative, rivlerësimin dhe verifikimin e kostove në sistem.
- Mban përgjegjësi për hedhjen e faturave në sistem dhe për pagesat ndaj furnitorëve, në përputhje me afatet kontraktuale dhe stokun.
- Përmbush edhe detyrat shtesë që i caktojnë eprorët dhe raporton për to në kohën e duhur.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në Fakulteti Ekonomik/Dega Financë Kontabilitet.
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme vlerësohet si përparësi.
- Nevojiten njohuri të mira në përdorimin e sistemit Financa 5.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).
- Njohja e gjuhëve të huaja konsiderohet përparësi.
Dokumentet e kërkuara
Vendndodhja: Ambientet ndodhen në Prush, Vaqarr, Gropaj, Z. Kadastrale 1867, Magazina Nr.1, Tiranë, Shqipëri.