Pozicioni i Punës: Arkitekt Lider Teknik i Projektit të Zbatimit
Projekti: Tirana Boulevard
Punëdhënësi: Sky Invest sh.p.k
Pozicioni fizik i punës: Rruga Ibrahim Rugova, Tiranë
Orari: Me kohë të plotë
Lloji i Kontratës: Kontratë e përhershme
Informacion mbi projektin:
- Tipologjia: Kullë multifunksionale 25 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë
- Vendndodhja: Bulevardi i Ri, Tiranë
- Arkitektura: MVRDV + studio lokale Uno Architects
- Inxhinieria: ARUP + studio lokale UTS-01
- Faza e projektit: në ndërtim
Tirana Boulevard është një projekt me kompleksitet të lartë teknik dhe arkitektonik, i konceptuar nga studio ndërkombëtare lider në bashkëpunim me studio lokale dhe i zhvilluar nga Sky Invest. Projekti kërkon standarde të nivelit ndërkombëtar në koordinim, detajim dhe kontroll
teknik.
PËRSHKRIMI I POZICIONIT
Sky Invest kërkon të angazhojë një Lead Technical Architect, me minimum 10 vite eksperiencë profesionale, i aftë në drejtim ekipi, i specializuar në detajim teknik të avancuar dhe në përgatitjen e dokumentacionit të plotë për zbatim.
Ky rol kërkon një profesionist me aftësi të larta analitike, teknike dhe organizative, i cili është në gjendje të përkthejë konceptin arkitektonik në dokumentacion të qartë, të koordinuar dhe plotësisht të zbatueshëm, pa nevojë për interpretim në terren dhe të përshtatshëm për proceset e prokurimit dhe ndërtimit.
Përveç përgjegjësive teknike, pozicioni ka rol drejtues në organizimin dhe menaxhimin e ekipit të detajimit teknik të projektit. Kandidati do të planifikojë, koordinojë dhe mbikëqyrë punën e ekipit, do të delegojë detyrat, do të kontrollojë cilësinë e dokumentacionit teknik dhe do të sigurojë përmbushjen e standardeve dhe afateve të projektit.
Në të njëjtën kohë, do të bashkëpunojë ngushtë me investitorin, projektuesit ndërkombëtarë dhe lokalë, konsulentët, firmën e ndërtimit dhe palët e tjera të përfshira, duke garantuar koordinimin teknik ndërmjet të gjitha disiplinave dhe zbatimin korrekt të projektit.
DETYRAT KRYESORE
- Organizon, koordinon dhe drejton ekipin e detajimit teknik të projektit, duke planifikuar, deleguar dhe ndjekur realizimin e detyrave sipas prioriteteve dhe afateve të përcaktuara.
- Mbikëqyr dhe kontrollon cilësinë teknike të dokumentacionit të përgatitur nga ekipi, duke garantuar përputhshmërinë me standardet e projektit dhe kërkesat e investitorit.
- Siguron zhvillimin profesional, orientimin dhe mentorimin teknik të anëtarëve të ekipit, duke garantuar zbatimin e metodologjisë së punës dhe standardeve teknike të projektit.
- Përkthen projektin konceptual dhe ekzekutiv në paketë të plotë detajimi për zbatim.
- Harton detaje teknike në nivel të avancuar, të koordinuara me strukturën, MEP dhe fasadat.
- Siguron që çdo detaj të jetë i qartë, i matshëm dhe i zbatueshëm pa nevojë për interpretim në terren.
- Përgatit dokumentacion teknik për prokurim, përfshirë specifikime teknike, lista materialesh dhe dokumentacion mbështetës.
- Koordinon ekipin e detajimit teknik dhe bashkëpunon ngushtë me projektuesit ndërkombëtarë dhe lokalë (arkitekturë dhe inxhinieri), ekipin e ndërtimit, investitorin dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
- Ndjek zbatimin në kantier, identifikon dhe adreson problematika teknike në kohë reale, duke propozuar zgjidhje në përputhje me projektin dhe standardet e cilësisë.
- Kontrollon përputhshmërinë e zbatimit me projektin, dokumentacionin teknik dhe standardet e cilësisë, duke ndërhyrë kur evidentohen devijime.
- Merr pjesë aktive në takime teknike dhe në proceset e vendimmarrjes, duke përfaqësuar ekipin e detajimit teknik dhe duke argumentuar profesionalisht zgjidhjet teknike.
- Kontribuon në optimizimin teknik të zgjidhjeve pa cenuar integritetin arkitektonik, funksionalitetin dhe cilësinë e projektit.
- Raporton periodikisht tek Drejtoria Teknike dhe investitori mbi progresin e ekipit, ecurinë e dokumentacionit teknik dhe problematikat që ndikojnë në realizimin e projektit.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga punëdhënësi, në përputhje me natyrën e pozicionit dhe nevojat e projektit.
QËLLIMI I POZICIONIT
Të garantojë që projekti arkitektonik i Tirana Boulevard të materializohet në terren me saktësi teknike, qartësi dokumentimi dhe koordinim të plotë multidisiplinar, duke minimizuar riskun e paqartësive, gabimeve dhe devijimeve gjatë zbatimit.
LINJA E RAPORTIMIT
Raporton tek: Drejtoria Teknike
Bashkëpunon me: Arkitektë, Inxhinierë Strukturë & MEP, Konsulentë ndërkombëtarë, Menaxher Kantieri, Departamenti i Prokurimit.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA
Të Detyrueshme
- Diplomë universitare në Arkitekturë
- Minimum 10 vite eksperiencë në projektim dhe detajim teknik
- Eksperiencë e provuar në projekte komplekse shumëkatëshe
- Nivel i avancuar në detajim teknik dhe dokumentacion zbatimi
- Aftësi për të punuar me nënkontraktorë dhe për të insistuar në standardet e cilësisë
- Aftësi shumë të mira në AutoCAD
- Aftësi shumë të mira në paketën MS Office
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Aftësi shumë të mira koordinimi multidisiplinar
Përbëjnë Avantazh
- Eksperiencë në projekte kulla ose zhvillime multifunksionale
- Eksperiencë pune me studio ndërkombëtare
- Eksperiencë pune në Revit / BIM
- Eksperiencë në ndjekje kantieri
PROFILI I KANDIDATIT IDEAL
- I orientuar drejt saktësisë dhe standardit të lartë teknik
- Lider me aftësi të provuara në drejtimin, organizimin dhe motivimin e ekipeve teknike drejt arritjes së objektivave të projektit.
- I aftë të punojë nën presion në projekte dinamike
- Vendimmarrës i matur me gjykim teknik të fortë
- I kujdesshëm ndaj detajeve dhe cilësisë së dokumentacionit
- Komunikues i qartë dhe profesional
ÇFARË OFROJMË
- Një mundësi e shkëlqyer angazhimi në një projekt ikonë për Tiranën
- Bashkëpunim me studio projektimi arkitektonik dhe inxhinierik me reputacion ndërkombëtar
- Ambient pune profesional, i strukturuar dhe me standarde të larta
- Mundësi reale për impakt profesional afatgjatë