PËRSHKRIMI I KOMPANISË
TIMAK është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2016, e specializuar në projektimin, prodhimin dhe integrimin e automjeteve me përdorim të veçantë. Kompania ofron zgjidhje të personalizuara për sektorë të ndryshëm, duke përfshirë shëndetësinë, mbrojtjen, emergjencat civile, zjarrfikjen, shërbimet komunale dhe industrinë.
Kompania bashkëpunon me institucione publike, organizata ndërkombëtare dhe klientë privatë në tregun vendas dhe ndërkombëtar, duke marrë pjesë në projekte dhe procedura prokurimi në vende të ndryshme.
Si pjesë e ekipit të TIMAK, punonjësit bëhen pjesë e një mjedisi profesional, bashkëpunues dhe dinamik, ku vlerësohen integriteti, përgjegjësia, puna në grup dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional.
PËRSHKRIMI I POZICIONIT
Ky është një pozicion me kohë të plotë dhe me prani fizike në ambientet e TIMAK në Tiranë. Në fazën fillestare, Asistenti/ja i/e Shitjes do të fokusohet në monitorimin e vazhdueshëm të platformave kombëtare dhe ndërkombëtare të prokurimeve publike dhe private, me qëllim identifikimin e mundësive të reja të biznesit për kompaninë.
Përgjegjësia kryesore do të jetë monitorimi ditor i platformave të tenderëve, identifikimi i procedurave me interes për TIMAK, studimi i dokumentacionit të tenderit dhe përgatitja e një analize përmbledhëse mbi kushtet e pjesëmarrjes, kriteret e kualifikimit, kërkesat teknike, afatet dhe elementët kryesorë të procedurës. Këto analiza do t'i paraqiten ekipit të shitjes/prokurimeve për një vlerësim të mëtejshëm dhe vendimmarrje mbi pjesëmarrjen në tender.
Asistenti/ja do të jetë gjithashtu përgjegjës/e për administrimin e platformave të prokurimit, duke përfshirë regjistrimin e kompanisë në platforma të reja, mirëmbajtjen dhe monitorimin e kredencialeve të aksesit, përditësimin e profileve të kompanisë dhe sigurimin që të gjitha informacionet e nevojshme të jenë të sakta dhe të përditësuara.
Një pjesë e rëndësishme e rolit do të jetë administrimi dhe zhvillimi i databazës së Departamentit të Shitjeve/Prokurimeve. Kjo përfshin identifikimin dhe regjistrimin e distributorëve, furnitorëve dhe partnerëve potencialë për komponentë, pajisje dhe shërbime të ndryshme, si dhe përditësimin e vazhdueshëm të databazave me kontakte dhe informacione të reja që mbështesin aktivitetin e kompanisë.
Paralelisht me këto përgjegjësi, Asistenti/ja do të mbështesë ekipin e shitjes/prokurimeve në përgatitjen e ofertave, kryerjen e kërkimeve të tregut dhe identifikimin e partnerëve potencialë, mbledhjen dhe organizimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikime në tenderë dhe procedura të tjera, si dhe në përgatitjen e dokumentacionit administrativ dhe teknik sipas nevojave të departamentit.
Me rritjen e eksperiencës dhe njohjes së proceseve të kompanisë, përgjegjësitë do të zgjerohen gradualisht duke përfshirë komunikimin me klientë dhe partnerë vendas e ndërkombëtarë, koordinimin me departamentet e tjera të kompanisë, mbështetjen në procesin e përgatitjes së ofertave komplekse dhe pjesëmarrjen në projekte te ndryshme.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË TE PERMBEDHURA
KUALIFIKIMET
KUSHTET E PUNËS