Përshkrimi
TIMAK po kërkon të rekrutojë një Shofer Logjistike.
Departamenti përkatës: Logjistikë
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Të kryejë transportin e mallrave, materialeve dhe pajisjeve sipas kërkesave të kompanisë.
- Të zhvendosë dhe transportojë automjetet që i përkasin kompanisë.
- Të marrë porositë dhe materialet pranë furnitorëve.
- Të bëjë ngarkimin, transportimin dhe dorëzimin e mallrave në vendmbërritje.
- Të ofrojë ndihmë të përditshme për Departamentin e Logjistikës.
- Të asistojë Departamentin e Blerjeve gjatë marrjes së porosive nga furnitorët.
- Të bashkërendohet me magazinën për pranimin, dorëzimin dhe vendosjen e mallrave.
- Të kujdeset për automjetin e caktuar dhe të njoftojë për çdo problem teknik.
- Të realizojë detyra të tjera operacionale që kërkohen nga proceset e logjistikës.
- Të raportojë te Menaxheri i Logjistikës.
Kualifikimet
Kriteret kryesore
- Të ketë patentë shoferi të kategorisë C.
- Përvoja në drejtimin e automjeteve me tonazh të rëndë konsiderohet përparësi.
- Të tregojë përgjegjshmëri, korrektësi dhe disiplinë në punë.
- Të jetë i gatshëm për lëvizje dhe transporte në përputhje me nevojat e kompanisë.
- Të ketë aftësi të mira për bashkëpunim me Departamentin e Logjistikës, Blerjeve dhe Magazinë.
Raportimi
Kjo pozitë i raporton drejtpërdrejt Menaxherit të Logjistikës.